Kaçifas, në Gjirokastër “patriotët” zhvillojnë tubim paqësor
Teksa në Bularat është zhvilluar ceremonia e të 40-tave për Kostandinos Kacifas, në Gjirokastër një grup shqiptarësh kanë zhvilluar një tubim paqësor në qendër të qytetit.
Policia ka dhënë leje vetëm për zhvillimin e tubimit paqësor të “një grupi patriotësh” shqiptar. Organizatorët e këtij tubimi kanë kërkuar leje për zhvendosjen nga qendra muzeale e qytetit deri në hyrje të tij, në rrugën nacionale te “Ura e Lumit”.
Nga sa mund të dallohet dhe nga pamjet, kanë qenë disa dhjetëra persona ata të cilët kanë dalë me flamuj kuqezi në qendër të Gjirokastrës.
KOHA JONË SONDAZH

