Kadilli: Ja kush janë përgjegjësit e grabitjes në Rinas
Në një reagim në Facebook, anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, shprehet se përgjegjësi kryesorë të grabitjes në Rinas, të dhunës së ushtruar dje dhe të vjedhjes së shqiptarëve në këto 6 vite, është qeveria.
“Pse protesta e djeshme ka tmerruar qeverine? Nxituan te flasin per numra, u bene qesharak. Nxituan te flasin per dhune, doli qe dhunen e bene vete. Tani jane leshuar si te terbuar te arrestojne qytetaret. Cudi qe nuk ishin kaq te zeshem dhe kaq te zellshem per te denuar dhe kerkuar arrestimin e pergjegjesve per grabitjen e Rinasit”, shkruan Kadilli ndërsa shton se koha e pushtetit ka mbaruar, dhe se koha e shqiptarëve ka filluar.
Reagimi i plotë:
“Pse kunder protestes reagojne vetem qeveritare?
Pse protesta e djeshme ka tmerruar qeverine?
Nxituan te flasin per numra, u bene qesharak. Nxituan te flasin per dhune, doli qe dhunen e bene vete. Tani jane leshuar si te terbuar te arrestojne qytetaret. Cudi qe nuk ishin kaq te zeshem dhe kaq te zellshem per te denuar dhe kerkuar arrestimin e pergjegjesve per grabitjen e Rinasit. Kjo e ka nje shpjegim. Pergjegjesit kryesore te grabitjes ne Rinas, te dhunes dje dhe te vjedhjes cdo dite te shqiptareve tash e 6 vjet eshte qeveria.
Koha e pushtetit ka mbaruar, koha e shqiptareve ka filluar.”
KOHA JONË SONDAZH

