Kakavija vijon të mbetet e bllokuar, mbi 4 orë pritje për të kaluar kufirin
Masat shtesë të vendosura prej Greqisë për kufizimin e personave që hyjnë prej territorit shqiptar shkaktoi rradhë kilometrike në Kakavijë.
Për më shumë se 4 orë me fëmijë dhe të moshuar në automjet kanë pritur rradhën me shpresën se do të kthehen në vendin ku punojnë.
”E kam rradhën andej matanë. Nuk kemi vajtur akoma në gjysmën e Kakavijës. Kemi të paktën 4 orë që presim.”
Shpresat për të kaluar para mesnatës i kanë të pakta.
”Se di, kanë thënë për 750. Numri është plotësuar.”
Veç kufizimit të numrit të personave që do të lejohet të kalojnë kufirin, qeveria greke ka vendosur të kërkojë dhe testin molekular Covid-19. Testi duhet të rezultojë negativ dhe të jetë kryer në Shqipëri 72 orë përpara udhëtimit.