Kalaja e Gjirokastrës në rrezik, Kumbaro: Problem i trashëguar

Prej javësh Gjirokastra është nën rrezikun e rrëshitjeve të dherave, dhe çarjes së mureve të kalasë së Gjirokastrës, që për ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro është një problematike e trashëguar në dekada.

Kështu u shpreh Ministrja në dëgjesën në Komisionin Parlamentar, e ftuar nga opozita për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe për shkatërrimin e disa objekteve pjesë e trashëgimisë kulturore nga rreshjet.

”Gjatë inspektimit të fundit në mjediset e kalasë dhe vëzhgimit vizual të terrenit në shpatin ku pozicionohet kalaja u konstatuan disa çarje si rezultat i të cilave janë krijuar dy blloqe shkëmbor që janë të paqëndrueshëm. Këto çarje janë shumë të vjetra, janë të shfaqura që në vitin 1965 siç na i konfirmon edhe inxhinier Agron Doraci”,-u shpreh Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto momente që flasim Instituti i Monumenteve të Kulturës së bashku me Shërbimin Gjeologjik po bëjnë vlerësimin financiar për segmentin në të cilët përfshihet kulla verilindore me problematikën më emergjente e vënë në mnonitorim 10 vite më parë dhe ku është konstatuar një diferencë 1.5 cm në një nga carjet e mureve të kalasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?