Kalaja: Mbi 20 forca RENEA të armatosur u futën në sallë, për 30 minuta u hoqën valët e telefonit

Në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, aktivistja Adriana Kalaja u shpreh se mëngjesin e së dielës, mbi 20 forca RENEA janë futur me armë në sallën e Teatrit.

Kalaja: Duke qenë se nuk panë Neritanin dhe Robert Budinën, mbi 20 forca RENEA, të armatosur, me armë të fundit, janë futur në sallë dhe kanë filluar të nxirrnin persona. Ishte një plan i mirëmenduar. Erdhën, nxorën jashtë mediat me forcë. Për 30 minuta nuk kishte sinjal telefoni. Ishte tamam sulm ushtarak. 

SHKARKO APP