Kalbet shalqiri, fermerët akuza qeverisë

Çmimi i ulët dhe mungesa e tregut për shitjen e shalqirit ka dëmtuar rëndë fermerët e fshatrave Kafaraj, Ade dhe Kashisht në Fier.

Vetëm në fshatin Kafaraj kanë mbetur rreth 120 hektarë bostan që po kalbet nëpër ara. Fermerët thonë se çmimi këtë vit ishte vetëm 4 lekë për kg, çmim që nuk justifikon as shpenzimet e bëra për mbjelljen dh e rritjen e tij. Çdo familje ka humbur 1 deri në 2 miliardë lekë të reja nga mosshitja e kësaj kulture.

Dëme ekonomike janë shkaktuar edhe nga mos shitja e nektarines dhe domates. Fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit pasi kjo është e vetmja mënyrë jetese për familjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?