Kallëzimi për FBI-në shqiptare, Administrativja cakton datën e shqyrtimit
Në një kohë që gara për përzgjedhjen e 60 hetuesve të BKH-së, është në fazën e saj të 3-të ku komisioni po vlerëson esetë e kandidatëve, Gjykata Administrative ka vendosur se kallëzimin e një prej aplikantëve do ta shqyrtojë në datë 11 nëntor.
8 kandidatë kanë kallëzuar Komisionin e përzgjedhjes së FBI-së shqiptare, se kanë shkelur ligjin dhe se kanë falsifikuar formularët e testit fizik, duke kaluar aplikantë që nuk kanë kapur normat.
Pavarësisht kallëzimeve Komisioni vijon me garën dhe brenda javës do të dalin rezultatet e eseve për 103 kandidatë.