Kaloi Vetting-un, Elsa Ulliri emërohet si gjyqtare në Gjykatën e Posaçme

Pasi kaloi Vetting-un, Elsa Ulliri është gjyqtarja që i shtohet trupës gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë.

Me delegimin e Elsa Ullirit Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar bëhet me 9 gjyqtare, ndërsa në organike janë 16 të tillë.

Elsa Ulliri është një gjyqtare me eksperiencë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka përfunduar shkollën e magjistraturës në vitin 2014, ndërsa stazhin profesional e ka kryer në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas në vitin 2015-të është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për tre vite Elsa Ulliri ka mbajtur detyrën e zëvendëskryetares të kësaj gjykate, ndërsa ajo ka gjykuar çështje të rëndësishme gjatë ushtrimit të detyrës së saj në Lezhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?