Kalojnë shirat, surprizon moti ditët në vijim

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në ishujt britanikë  e cila do të kushtëzojë përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit në vendin tonë dhe Kosovë.

Shqipëria të enjten, 22 nëntor 2018

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta në zonën  veriperëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi  8 m/sek në bregdet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Valëzimi do të  jetë i forcës 3 me  lartësi  vale 0,5 deri në 1,5 metër  në det  të hapur.

Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore          5/14°C
Zonat e  ulëta           10/19°C
Zonat  bregdetare   12/20°C

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?