Kalon me sukses Vetting-un prokurori i Tiranës, Hysni Mulaj
Ka kaluar me sukses Vettingun prokurori i Tiranës, Hysni Mulaj.
Nga hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurori Mulaj ka rezultuar i pastër në të trija shtyllat e Vettingut, pasuri, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.
Çfarë u zbulua nga hetimi i KPK:
Gjatë seancës së zhvilluar me 25 mars, prokurori Mulaj dhe shpjegime për birimet e një apartamenti, për një autoveture të kunatit që e ka përdorur ndër vite, si dhe për konstatimet që lidhen me profesionalizmin. Nga hetimi administrativ ka rezultuar sipas Komisionit se prokuroria ka porositur në 2004 një apartament në Tiranë me sipërfaqe 101.4 m2 në Tiranë, kundrejt shumës prej 39 mijë e 546 euro.
Në deklaratën e tij ai shënonte se si dhurim për këtë apartament është një hua në shumën prej 4 milionë lekës të marra nga babai në po të njëjtit vit që bleu pasurinë. Ndërkohë në 2005 ai deklaron se po nga babai ai ka marrë një tjetër hua në vlerën e 500 mijë lekëve. Komisioni tha se nga analiza paraprake ka rezultuar se familja e subjektit të rivlerësimit nuk ka patur burime financiare për të dhënë dy hua në vlera të tilla.
Komisioni tha gjithashtu se subjektit kishte patur në përdorin një automjet të blerë nga kunati i tij, në çmimin e 6 mijë eurove. Prokurori e ka përdorur për një kohë të gjatë automjetin dhe sipas relatores, “subjekti i rivlerësimit është sjellë si pronar i automjetit dhe nuk ka provuar mundësinë e kunatit për blerjen e kësaj pasurie”. Për të provuar këtë, komisioni tha se në momentin kur mjeti ishte vënë në shitje si kontakt ishte vënë numri i prokurorit. Në lidhje me figurën DSIK ka dorëzuar një raport në të cilin e ka konsideronte subjektin të papërshtatshëm, ndryshe nga një raport i mëhershëm, ku nuk kishte probleme.
Sa i përket profesionalizmit u evidentuan gjetje për disa çështje të hetuara nga subjekti dhe për një prej dy denoncimeve të paraqitura nga Publiku pranë Komisionit. Sipas KPK, në një rast vendimi i mosfillimit të procedimit ka rezultuar se është marrë nga subjekti jashtë afatit. Procesi i vetingut për prokurorin Mulaj po kryhet nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin. Ndërsa vëzhguese ndërkombëtare është Elka Ermenkova.