Kalon paketa e murit në SHBA – Senati premton se do ta bllokojë. Rrezikohet mbyllja e qeverisë

Republikanët në Shtetet e Bashkuara votuan për të shtuar 5 miliardë dollarë në një paketë të shpenzimeve që do të mbështesë premtimin e Donald Trump për të ndërtuar murin.  Kjo lëvizje ka shtuar gjasat e një “mbyllje” të pjesshme të qeverisë federale këtë fundjavë.

Senati nuk ka gjasa të kalojë ligjin, që financon agjencitë e përgjegjshme për aktivitetet e përforcimit të ligjit federal, sigurinë në aeroporte, eksplorimin e hapësirës dhe programet e bujqësisë.

Trump ka thënë se nuk do të nënshkruajë ligjin e kaluar në senat për të mbajtur qeverinë në funksion deri më 8 Shkurt,  për shkak se nuk përmban fonde për të financuar murin.  Trump kërkoi $5 miliardë për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën,  që sipas tij do të ndalojë emigrimin e jashtëligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po luftoj për sigurinë kufitare. Unë kam nisur ta ndërtoj murin. Kemi ndërtuar seksione të mëdha. E vërteta është se na duhet muri dhe demokratët e dinë këtë, çdokush e di. Unë i kuptoj ata, por duhet të vendosin interesat e vendit tonë përpara, ndërkohë që ata kanë prioritet politikat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lideri i demokratëve në senat, Chuck Schumer, tha se paketa që përfshin 5 miliardë dollarë për të ndërtuar murin nuk do të marrë 60 votat që duhen për të kaluar në senat.

“Kërkesat e Trump do të mbyllin qeverinë por nuk do të ndërtojnë murin.  Paketa që ndodhet në parlament, është e sigurt që nuk do të kalojë në senat dhe të gjithë e dinë. Është një përpjekje cinike për të cenuar njerëz të pafajshëm dhe të plotësojë dëshirat e Trump”.

Pasiguria mbi financimin ndikoi te tregjet e kapitalit, por më vonë u eklipsua nga një lajmërim akoma më kritik nga administrata e Trump, që ishte dorëheqja e Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis.

Trump, që ka akuzuar demokratët për lojërat politike në lidhje me murin, ka thënë se kjo do të mbështesë fitoren e tij në zgjedhjet e 2020-ës.  Javën e kaluar, ai tha se është krenar që do të sakrifikojë mbylljen e qeverisë për sigurinë kufitare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?