Kam Kosovën e s’më duhet Serbia!
Alban Daci
Forcat Ushtarake të Kosovës kanë kaluar kufirin e kanë ardhur në Shqipëri për të na ndihmuar për të shuajtur zjarret! Ministri i Mbrojtës u shpreh se do të jenë më Shqipërinë sa herë të kemi nevojë e deri në fund! Kosova është shtet i njohur dhe i ndërtuar në 20 vitet e fundit, por deri tani dy herë na është gjendur pranë, kur ra tërmetin e sollën qenin, sepse në nuk kishim e tani me zjarret që nuk kemi as lopata. Këto dy ngjarje kanë dy domethënie të mëdha:
1. Sa të pa mundur e kemi ne me ndërtuar shtet efikas dhe kulturë shtetërore. Jemi shtet që nga 1912, por korrupsioni e babëzia e politikës e kanë shkatërruar në themel shtetin tonë duke e lënë si një foshnje të zhveshur e të pa ushqyer në mesin e dimrit e po ashtu të zbathur e pa uji në kulmin e vapës
2. Këto ditë po shikoj shembuj europianizimi të tepruar, servil nga disa shitës flamujsh që bëjnë pjesë në sallonin e gazetarisë së Tiranën që po japin mendime e vizione europiane në lidhje me faktin nëse duhet të këndoj apo jo serbi, Bregovic në Korçë?! Ajo që më habit mua është fakti se pikërisht në Korçë nuk kanë ftuar edhe një këngëtar grek, sepse sllavët kishin vendosur që Korçën t’ia bëni dhuratë Greqisë e në këmbim të merrnin Shkupin!
Do të doja të dija si do të shkruanin këto shtesat e flamujve të Tiranës nëse serbët do u kishin vrarë nënën dhe babain në oboor, do ju kishin pordhunuar motrën në rrugë apo do ju kishin nxjerrë fëmijën nga barku i bashkëshortes? Nuk e di çdo të thoshin për këtë këngëtar apo për muzikën serbe në përgjithësi, e cila në periudhën e Milloshevicit ka qenë frymëzim për paramilitarët serbë në masakrat e Kroacisë, Bosnjës e në fund Shqipërisë.
Përballë këngëtarit serb kam vënë një europianizimi të tepruar deri në poshtërim nga shumica e opinionit publik në Tiranë. Pyetja është se: janë kaq naivë se kanë lindur në paqe e nuk kane përjetuar asnjë luftë duke ju dalë në ëndërr familjarët e vrarë e të masakruar apo për faktin se i shërbejnë pushtetit, sepse ashtu është puna?! Unë, duke qenë në zonë kufitare me Kosovën jam rritur duke dëgjuar histori të krimeve e masakrave serbe që në fillim të ‘900. Ne ju bëjmë moral kosovarëve pa menduar asnjë çast për çfarë ata kanë përjetuar në më shumë se 200 vjet prej serbëve! Po pse ne duhet të vazhdojmë të jemi fjalës e shembull tolerance dhe pse në fakt në jemi viktima shekullore. Pse duhet të japim ne shembull pajtimi apo harrese, kur pjesa më e madhe e linjës së opinionit publik serb është pothuajse e njëjtë e pa ndryshuar në shekuj kundrejt shqiptarëve e Kosovës! Ne kërkojmë të heqim kufijtë me serbët për t’i sjellë më dëshirën tonë në pjesën e tokave që I kemi mbrojtur me gjak e nuk mendojmë seriozisht për një forcim deri në bashkim me pjesën tjetër të kombit tonë, Kosovën! E mendoni sikur duke kaluar Kukësi të vinin Mirditë sonte trupa serbe që historikisht kanë lënë kockat e tyre në ato toka?! Nuk kemi hiç nevojë për Serbinë dhe Serbia nuk është asgjë përballë shqiptarëve në Kosovë! Polemika për këngëtarin serb ngre një dilemë të madhe: europianizimi i Tiranës i shërben kauzës shqiptare apo është vetëm në shërbim të pushtetit të Edi Ramës? Unë, mendoj se në Ballkan dhe më konkretisht mes Serbisë dhe Shqipërisë ekziston një klan pushteti që ka interes të qëndroj në pushtet duke abuzuar ose luajtur me kauzat europiane dhe patriotike sipas situatave.