“Kam mesazhet e Spartak Brahos me Tonin”

 

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e deputetit Tom Doshi për t’i hequr atij edhe masën e detyrimit për paraqitje në Prokurori.

Duke folur për mediat, Doshi komentoi fillimisht akuzat e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë për fshehjen e pasurisë.

Doshi tha se ato akuza janë hetuar njëherë dhe nuk është gjetur asgjë.

Sipas tij, ky është një sulm politik.

Doshi më pas foli për akuzat e tij se Ilir Meta ka kërkuar ta vrasë.

Sipas Doshit, deputeti i LSI, Spartak Braho, ka komunikuar vazhdimisht me Fatjon Skënderajn, të njohur si Toni.

Doshi thotë se Toni ka qenë ndërmjetësi mes Ilir Metës dhe Durim Bamit, që është paguar për të kryer vrasjen e tij.

“Spartak Braho ka shkuar në Gjermani, ka komunikuar vazhdimisht me Fatjon Skënderajn. Kemi prova, pavarësisht se këto janë refuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Ka komunikim deri në dhjetë herë në ditë mes Spartakut dhe Fatjon Skënderajn,” tha Doshi.

Sipas tij, ata kanë edhe filmime nga takimet, por edhe mesazhet e Brahos.

I pyetur për zgjedhjet lokale, Doshi tha: “Nëse ndonjë kandidat kërkon që ta mbështes, do e mbështes”.

Ai shtoi se baza e PS është me të.

SHKARKO APP