”Kam një foto ku ar@ën ia kam vënë në kokë Ramës”, Adriana Kalaja përfundon nën hetim
Policia e Tiranës bën me dije se ka referuar në Prokurori, Adriana Kalanë, kryetare e komisionit të Apelimit në PD-së, nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës. Shkak janë bërë disa deklarata kërcënuese ku përmend armë zjarri, duke kërcënuar kryeministrin Edi Rama.
Kalaja pas disa shkrimeve për një foto të sajën teksa bën qitje, bëri një deklaratë publike gjatë protestës së fundit para bashkisë Tiranë, ku shprehej se ka foto edhe më të bukur, me një pistoletë që ia ka vënë në kokë Ramës.
“Ju e dini shumë mirë që mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë dikujt, mjaft u more me foton time me pistoletë, sepse kam një foto më të bukur, kur unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës, atë përdor”, tha Kalaja.
Ajo është marrë në pyetje nga grupi hetimor, dhe pas dëshmisë përgënjeshtroi se ka dashur ta kërcënojë kryeministrin por tha se donte të ironizontedisa shkrime kundër saj në media.