”Kam një parandjenjë të keqe”, darka e fundit e Edisonit

Viktimat e atentatit në Durrës, Edison Harizaj dhe Genci Çaçi para se të vriteshin, darkuan me disa shokë në një lokal në periferi të Tiranës. Autorët e krimit besohet që janë nisur nga Tirana, kurse Durrësi u zgjodh si vend i përshtatshëm për ekzekutimin.

Janë provat më të reja të zbuluara nga grupi hetimor për ngjarjen e disa ditëve më parë në qytetin bregdetar, ku mbetën të vrarë i ashtuquajturi “faqedjeguri” Edison Harizaj dhe shoku i tij Genci Çaçi të dy nga Vlora.

Referuar dëshmive të personave të fundit me të cilët Harizaj është shoqëruar, një burim policor i tha ABC News, se ai kishte pikasur ndjekjen. “Il Padrino”, i njohur në Vlorë si person i rrezikshëm, është shprehur te një miku i tij. “Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt mbi të dhe Cacën u zbrazën mbi 50 plumba dhe pse makina ishte gjysmw e blinduar. Ndërkohë policia ka siguruar një dëshmitar, i cili flet për disa autorë pjesëmarrës në krim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veç atyre që qëlluan makinën një tjetër makinë ka mbikëqyrur veprimet. Kur makinat e viktimave dhe e autorëve u futën në rrugën dytësore, një makinë e tretë. Ka qëndruar pak sekonda në anë të rrugës kryesore. Sapo është kryer ekzekutimi ajo ka lëvizur në drejtim të Plepave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?