“Kam problem gruan… “, Rama i kthen përgjigje qytetarit: Pronto, Edi jam

Kryeministri Edi Rama vijon me telefonatat me qytetarëve, të cilëve iu është kërkuar që për cdo hall apo problem që kanë të kërkojnë ndihmë te platforma e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

Rasti i mëposhtëm është një qytetar, i cili kërkon ndihmë mjekësore për bashkëshorten pas një ndërhyrje kirurgjikale që ajo ka patur në nëntor.

Qytetari: Pronto

Rama: Pronto Edi jam, Edi Rama

Qytetari: Ti je Edi Rama?

Rama: Ai duhet të jem. Ti je Fatmir Idrizaj. Ke lënë një shënim tek platforma e vetëqeverisjes. Çfarë problem, çfarë halli ke?

Qytetari: Unë kam problem gruan…

Rama: Ti ke problem gruan?!

Qytetari: Nga po më flet vëlla ti se jam i çorientuar?

Rama: Unë jam Edi Rama. Do të të them edhe se nga po të flas? Po të flas nga zyra.

Qytetari: Unë kam operuar gruan në muajin nëntor, me koronaren. Ajo ka marrë një ënjtje tek kofsha dhe tani ka një dhimbje të paparë, nuk mund të lëvizë këmbën.

Rama: Nesër do të vijnë mjekët në shtëpi, por mos lëviz nga shtëpia.

Qytetari: Faleminderit, paçi shëndet dhe jetë, se s’po më besohej.

SHKARKO APP