Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kambanat një e nga një po bien

Aktualitet E shtunë, 2 Nëntor 2019 13:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

AGRON GJEKMARKAJ 

Pasi u konsumua dëshpërimi dhe marrëzia, kambanat një e nga një po bien për krizën shqiptare. Shkaktarët e saj janë të gjithë në vendet e veta. Kur topitja dhe stanjacioni po shfaqeshin si lëmashk në kënetën e Tiranës politike, një lajm i keq, siç ishte dështimi i paralajmëruar i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, duket se e trazoi disi yndyrën e batakut.

Kryeministri, prej kohësh i dorëhequr nga punët e Shqipërisë, por jo nga posti, një sfidë të re ka nisur me të vërtetën. Luftë frontale i ka hapur asaj kudo ku ajo tenton të flasë, këlthasë, ulërasë! Makronin e ka shpallur kulak. Holandën, me vese. Danimarkën smirëzezë. Opozitën, të tepërt. Qytetarët i shkojnë pas së vërtetës si një gruaje të pamundur, që e dëshirojnë deri në marrëzi, foton e së cilës e mbajnë në tafkinë pranë lekëve të pakta, të cilën e ndjekin trotuareve dhe kodrave, në televizor e revista, në libra e fantazi, por që nga marazi e zëvendësojnë me një prostitutë me çmim tregu. Ata nuk e menaxhojnë më të vërtetën, por kjo do të thotë që nuk ia njohin fytyrën. E dëgjojnë propagandën, disa e pranojnë me dashje, të tjerë pa dashje, ndoca me pikëllim, të tjerë e refuzojnë, por të gjithë bashkë ia shohin shëmtinë dhe prekin dëmin. Edi Rama e ka flakur tejet merakun për madhësinë apo vogëlsinë e të pavërtetave që hedh në treg. Ai i ka braktisur punët dhe faktet, ngjarjet e personazhet, premtimet dhe realizimet, të sotmen dhe të nesërmen. Në dorë si tokmak mban vetëm një instrument, fjalën. E tërheq zvarrë atë, e lëshon me furi, fërkon e kruan, gjuan e luan.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjalët e tij janë të desemantizuara. Ato s’kanë më lidhje me sendet, njerëzit e kohën. Kryeministri thotë se nuk ka dështuar ai, por Europa. Po me kaq vendosmëri pohon se në vend nuk ka krizë, që çdo gjë shkon mbroth, politika, ekonomia, dekriminalizimi, trafiku, narkotrafiku. Me pasion i kundërvihet çdokujt që i vë në dukje se shteti është në koma. I hakërrehet gjithkujt që i kujton se faji është i tij për shndërrimin e demokracisë në autokraci, meqenëse në vend s’ka asnjë qendër pushteti, pos të gjitha pushteteve në dorën e tij rapaçe. Nëse dikush i kujton radiot që prodhoheshin qëmoti në Durrës, do t’i sillen ndërmend butonat që kishin jashtë, me të cilat ulej e ngrihej zëri, nuk do të ketë asnjë vështirësi për të bërë krahasimin për anonimet me emër përreth Ramës, në qeveri, Parlament e gjetkë! Butona, me të cilët ai ul dhe ngre zërin e tij të brendshëm e të jashtëm, për të mohuar, shpifur, sharë, kërcënuar, mallkuar atë bir shqiptari që thotë se foleja e shqipeve krahthyeme është në krizë. Por, prej disa javësh, patologjisë psikike të mohimit të krizës, paaftësisë mendore dhe mirësisë shpirtërore për t’i dhënë zgjidhje, siç ndozot do bënte një Kryeministër normal i një vendi po të tillë, në horizont i janë shfaqur disa armiq të rinj, të mëdhenj, të frikshëm, të armatosur deri në dhëmbë. Ata nuk emocionohen nga mjekra e Kryerilindësit!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryqëzoret e tyre nuk kthehen pas nga fjalimet në ERTV! Me poturet e tij nuk qeshin, neveriten! Atletet nuk ia duan më! Ato janë tri kryeqytete, ku bota shqiptare, thyer rrengjesh, përzhitur zhgënjimesh, përkulur hallesh, nëpërkëmbur prej bijve të vet të këqij, ngre sytë si drejt një altari dhe lutet. Ata, herë pas here, i përgjigjen kësaj përshpirtjeje në mënyrën e tyre. Herë ftohtë e herë ngrohtë. Herë shpejt e herë ngadalë, por gjithnjë e më të bezdisur nga qaramanllëku! Folën edhe kësaj radhe. Në Uashington, para Komisionit për Politikë të Jashtme, Juri Kim tha se “në Shqipëri ka krizë të rëndë politike dhe do shkoj ta zgjidh”. Dje, Kryeministri italian, Konte, i tha strumbullarit të saj, vetë Edi Ramës Hyqymet, shko andej dhe zgjidh krizën, se nuk i ha njeri hartimet e tua pa sharm e zulme cokaqeve të Europës! Po kështu, por më fort, më të strukturuar e të detajuar, ia çuan kumtin nga Berlini. Zgjidh krizën e rëndë, o zotëri, i thanë, e plus nja nëntë kushte, sipas së cilave anarkia korruptive do kthehej në shtet. Pra, Edi Rama i bëri zgjedhje moniste, megjithëse kryebashkiakët po i bien si fiq të thatë nga dega. Mori gjithçka i desh syri e preku dora! Ashtu ngarkuar me mall e gjë mbet në portat e Branderburgut, i rrëzuar duke u zvarritur, aq sa mezi u çua duke u mbajtur në shkopin e tij, mbi të cilin shkruhet Gent Cakaj, e mori udhën e kthimit, duke rendur si i marri. Dëbuan atë dhe Shqipërinë për faj të tij. Kambanat po bien përsëri nga katedralet e politikës botërore! “Komandanti i legjionit të nderit” nderin e ka humbur, me gjasë edhe legjionin, por kriza kërkon “kokën” e komandantit. Kryetari i të rinjve të CDU, një riosh faqekuq gjerman plot patos, dje u bëri thirrje të rinjve: “Ndihmojeni Lulzim Bashën të bëhet Kryeministër!”. Sigurisht, Basha duhet të ndihmojë vetveten, por vetëm s’e bën dot! Një kambanë e vogël kjo, por ato kanë filluar të bien! Për kë bien ato?/Panorama/

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 1 minute
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 2 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 38 minutash

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 1 minute

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 14 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.