Kambistit në Durrës i marrin çantën me para teksa kthehej në shtëpi

Në lagjen Nr.13, Durrës, pak minuta më parë persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, shtetasit N. M., 62 vjec, banues në lagjen Nr. 13, Durrës.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

SHKARKO APP