Kameramanët protestë ndaj deputetëve të PD, nuk i filmojnë para Gjykatës së Tiranës
Pas protestës të PD-së më 10 shkurt, operatorët kanë zhvilluar një protestë simbolike para Gjykatës së Tiranës, ku 7 të miturit kanë dalë për tu njohur me masën e sigurisë.
Ata ulën kamerat në shenjë reagimi për operatorin që u përfshi nga flakët e molotovit në protestën e dhunshme të Berishës. Për këtë arsye, ata nuk do të filmojnë përfaqesuesit e PD, të cilët do të vijnë për 7 të miturit që do të dalin për masën e sigurisë.
Operatori i News24, Aldo Kashri, u përfshi nga flakët teksa ndodhej sipër automjetit duke filmuar. Atij i erdhën në ndihmë menjëherë kolegët, ndërsa pësoi djegie të gishtërinjve.
KOHA JONË SONDAZH

