Kamionçina përplaset me makinë, plagosen 4 persona, një në gjendje të rëndë
Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të “Kryqëzimi i Tales”. Burime jo zyrtare raportojnë nga vendi i ngjarjes së katër persona dyshohet se janë plagosur.
Në aksident është përfshirë një kamionçinë dhe një makinë e vogël. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Informacion paraprak
Tek “Kryqëzimi i Tales” ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin M.Gj. 51 vjeç, banues në Kurbin dhe mjeti tip Audi me drejtues shtetasin L.Ç. 48 vjeç, banues në Shkodër.
Për pasojë është lënduar shtetasja D.Gj. 18 vjeçe , banuese në Rrubik e cila ishte këmbësore në vendin e aksidentit dhe është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, si dhe shtetasit B.M. 30 vjeç dhe F.Z. 50 vjeç, banuesë në Shkoder, pasagjerë në mjetin Audi të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

KOHA JONË SONDAZH

