Kamionë të mbushur me dru, Policia: Gjoba për shoferët

Falë një aksioni të Policisë, 200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që shërbenin për transportin janë sekuestruar nga Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit “Alpet” që ka nisur që prej fillimit të muajit shtator.

Gjatë operacionit janë kapur 8 automjete të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person. Si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH. Policia njofton se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?