Kamioni me 800 kg drogë, reagon Policia shqiptare

Policia shqiptare reagon për sasinë prej 800 kg drogë të kapur sot në Igumenicë, në një furgon frigoriferik.

Policia thekson se kamioni me kanabis nuk ka kaluar nga pika kufitare Qafë Botë, në Sarandë, dhe as nuk është futur në Shqipëri. Sipas autoriteteve shqiptare, lënda narkotike është ngarkuar në territorin grek.

Sqarim i Policisë së Shtetit
Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me një lajm të publikuar, për një sasi lënde narkotike cannabis sativa të kapur në Igumenicë, Greqi, që mund të kishte kaluar ne PKK Qafë Botë, Sarandë, informojmë se:

Policia Kufitare ka marrë menjëherë kontakt me homologët grekë, të cilët kanë deklaruar se kamioni nuk është futur në Shqipëri dhe nuk ka kaluar nga PKK Qafë Botë, Sarandë.

Autoritetet e Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës, të palës greke, konfirmuan faktin se automjeti frigoriferik e kishte ngarkuar lëndën narkotike në terrtorin grek.

SHKARKO APP