Kamp refugjatësh në kufi me Shqipërinë, kush po e ngre?

Mali i Zi po bëhet gati për ardhjen e mundshme të refugjatëve nga Lindja e Afërt. Teksa mbyllja e kufirit nga ana e Hungarisë dhe Kroacisë në drejtim të Serbisë mund të sjellë deri tek ndryshimi i rrugës nëpërmjet së cilës refugjatët nga Lindja e Afërt dëshirojnë të arrijnë në vendet e Bashkimit Europian.

Në këtë rast, nëpërmjet Malit të Zi do të udhëtohet drejt Kroacisë, prandaj autoritetet malazeze kanë ndërmarrë hapat e parë, për të qenë të përgatitur në pritjen e fluksit eventual të refugjatëve.

Kështu, pasi qeveria e Malit të Zi formoi ekipin operativ për ndjekjen e situatës në lidhje me ardhjen eventuale të refugjatëve, në terren kanë filluar edhe punimet konkrete.

Konkretisht, në afërsi të vendkalimit kufitar Bozhaj, i cili nga Mali i Zi çon për në Shqipëri, në vendin Gjiri Nikine, ka filluar rregullimi i hapësirës ku në rast të valës së refugjatëve,do të ndërtohet një kamp me tenda.

Vendi i Gjirit Nikine është larg Podgoricës më shumë se 20 kilometra, ndërsa nga vendkalimi kufitar Bozhaj rreth 3kilometra.

Duke pasur parasysh se vendi i zgjedhur i cili ndodhet në afërsi të kufirit me Shqipërinë, pritet që refugjatët në Mal të Zi të vijnë nga drejtimi i këtij vendi.

Teksa në zonën e cila është zgjedhur si kamp për refugjatët e ardhshëm, tashmë ka filluar të rregullohet hapësira. Rruga e cila çon deri në këtë vend është pastruar, ndërsa në fushat e gjera janë vendosur shtylla me reflektorë.

Gjithashtu, është bërë tamponimi i një pjese të rrugës që automjetet dhe autobusët lirshëm të arrijnë deri në këtë vend. Dhe objekti i braktisur i cili ndodhet në zonën ku do të ndërtohet kampi i refugjatëve do të rikonstruktohet dhe shfrytëzohet për nevojat e refugjatëve.

Nga ana e saj, ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi, Zorica Kovaçeviçka thënë në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) se pritet që nëpërmjet Malit të Zi do të mund të kalojnë rreth 2.000 refugjatë në ditë.

SHKARKO APP