Kampe në Shqipëri për azil dhe heqje vizash britanike për shqiptarët!
Nga Ben Manaj (Londër)
Që edhe qeveria e re britanike e Sir Keir Starmer do ta ketë po aq pisk emigrimin ilegal sa edhe paraardhësja, dhe që po tenton të ketë idera të reja, por vështirë se do jenë efektive, kjo është e qartë edhe nga ç’ka deklaroi kryeministri i ri britanik në vendlindjen e Curcillit, kur la të kuptohet se është i hapur për idenë e ngritjes së qëndrave të shqyrtimit të kërkesave të emigrantëve afër vendeve të tyre të origjinës. E thënë copë, pak a shumë, njësoj si Sunak deri diku me Ruandën.
Fakti që Britania, jo vetëm së fundmi, por prej vitesh gjatë sundimit të konservatorëve ka shprehur interes për hapjen e kampeve si ato të Italisë në Shqipëri, edhe për emigrantët e ardhur në ishull, dëshmon se do e donin një gjë të tillë. Rama ka refuzuar deri më sot ose dje, nëse spekullohet, por vetëm ai e di, dhe s’ka përse të mos prezumohet deri në një prononcim të ri, nëse ka ndryshuar ose është i prirur, të ndryshoj qëndrim. Unë do e shtyja të ndryshonte qëndrim dhe të ishte pragmatist, siç kërkon të jetë edhe Sir Keir Starmer, edhe pse mund të akuzohej si narcist transaksional.
Britanikët janë të dëshpëruar për një gjetje, dhe nëse Rama do ndryshonte kurs, ata do e mirëprisnin krah hapur, pasi do bëhej fjalë për një vend në territorin evropian, dy orë e gjysëm nga Londra dhe jo diku në Afrikë, nëntë orë e kusur me avion dhe shpenzime marramëndese. Rama mund të reset-i marrëdhëniet ose ujdinë me Londrën, gjë që nuk e bëri me marrëveshjen me Sunak në 2022-shin, ku të bashkëpunojë me konservatorët per luftën kundër krimit të organizuar e shumë fushta të ligjzbatimit dhe bëri shumë mirë.
Por për shqiptarët e Britanisë, dhe statuset e tyre legale dështoi, pavarësisht nëse kishte mundësi apo jo për më shumë. Unë besoj se kishte dhe nuk përfitoj sa presidenti Paul Kagame i Ruandës që përfitoi afro 300 milionë sterlina dhe shumë të drejta qarkullimi dhe statuse ligjore për ruandezët, sepse ra dakort të priste emigrantët në vendin e tij edhe pse asnjë nuk shkoi faktikisht.
Në rrethanet e reja, me një kryeministër të qendrës së majtë laburist, thënë ndryshe brenda gardhit të tij politik, kur edhe po krijon një raport edhe personal me Starmer, si në Oksford, dhe për këto raporte Rames i duhet hequr kapelja si tejet i zoti dhe politikan race në këtë fushë, dashamirësisht do i sugjeroja si një shqiptar i Britanisë, shtetas britanik, që për ata bashkëtdhetarë të mijë rrugëve të Londrës, Birmingamit apo Edinburgut, apo edhe burgjeve britanike, shumë syresh me të drejtë ligjore, aty ku janë, edhe pse i tolerojë deri diku moralisht, se kështu u erdhi jeta, që të negociojë me fortë për më shumë të drejta për shqiptarët.
Nëse Londra pritet të amnistojë 80 apo 100 mijë të ardhur me gomone nga çdo cep i botës, ku ka konflikte ose trazira, por jo nga Shqipëria në rastin tonë, përse jo në kembim të një qendre si ajo e Italisë, që nuk do e përmbys Shqipërinë, por do e bëj po aq heterogjiene sa ç’është Britania etnikisht, apo edhe Gjermania apo Italia, Rama të mos kërkojë legalizimin si fillim të të gjithë shqiptarëve që janë rrugëve të Anglisë, Uellsit e Skocisë, dhe me kohë borxh nga emigarcioni, që edhe ata të sistemohen ligjërisht në ishull?
Nuk do mbytet Britania nga 30 apo 40 mijë shqiptarë pa letra, pasi nuk do mbytet as nga 80 apo 100 mijë nga këta të ardhurit këto vitet e fundit me gomone nëpër La Mansh, që pritet të aministohen. Të paktën nëse do ndodh, shumica dërrmuese e tyre nuk do përfundonin në shtëpitë e barit dhe në faqet e mediave dhe tabloideve anti-emigrantë të Londrës. Kjo do i qetësonte dhe i orientonte këta emigrantë drejt ligjshmërisë dhe ndërtimit të një jete dinjitoze dhe ligjzbatuese për këta shqiptarë, shumica të rinjë në moshë, siç janë dinjitoz shumica dërrmuese e shqiptarëve që janë me status dhe dokumneta të rregullta në Britani.
Kërkesa tjetër mëse normale, dhe që nuk do i kushtonte asgjë Britanisë, por do i kursente financave britanike, por edhe burgjeve të tejmbushura dhe në krizë të këtij vendi, ku unë jetoj, edhe shpenzimet në emigracion dhe mbrojtë të drejtave të tyre ligjore, që shkojnë në miliona sterlina, nëse Rama do kërkonte që shqiptarëve të hiqeshin vizat britanike dhe të udhëtonin lirshëm, siç bëjnë kudo në zonën Shengen dhe t’u jepej e drejta e punës në këtë vend. Kjo do ishte e mirë edhe për industrinë e turizmit dhe avijacionit se do të ikin dhe ktheheshin lirshëm shqiptarët nga Britania drejt Shqipërisë, në shumicën dërrmuese të vitit me nga 29 sterlina bilete kthyese nga Londra në Tiranë apo Vlorë.
Edhe kjo nuk do ishte barre e rëndë për Britaninë, pasi gjysma e shqiptarëve e kanë lëshuar në ndërkohë Shqipërinë, dhe ata që kanë mbetur dhe do udhëtonin drejt Britanisë dhe mbrapsht do jenë sa një qytet i vogël polak apo gjysma e ndonjë kryeqyteti evropianolindor, tashmë anëtare e BE-së, që vijnë dhe ikin nga vendi i tyre drejt Britanisë dhe kthen lirisht dhe rregullisht dhe jo nëpër ujërat e La Manshit. Kjo do ishte një situatë win-win për Britaninë dhe Shqipërinë. Unë si shumica e shqiptarëve racional, do i’a falja pragmatizmin politik apo narcizmin transaksional Ramës, nese ai do fitonte politiksht nga lëvizje të tilla për vete dhe qeverinë e tij, që i sjellin përfitime shqiptarëve të Britanisë dhe jo vetëm, pasi do të merrte hakun e vet, në raport me lehtësimin e jetës së shqiptarëve. Në këtë rast fatlum apo hipotetik në Londër, do e prisnin si hero, njëlloj si në Athinë e Milano, sepse do i atribohej atij personalisht dhe ekskluzivisht!