Kampe refugjatësh, propozimi italian shkakton debat

Të dielën u mbajt Samiti urgjent i BE-së mbi emigracion. Por ashtu siç u mblodh me shpejtësi, ashtu ishte edhe rezultati, asnjë lloj marrëveshje. Me kërkesë të kancelares gjermane, 16 udhëheqës u mblodhën në Bruksel pa vulosur sidoqoftë ndonjë zgjidhje të qartë.

Merkeli druhet se propozimet e CSU-së mund të shkaktojnë një efekt domino duke rrezikuar vetë sistemin e Shengenit. Por Italia mendon ndryshe, ku Giuseppe Conte çoi në kryeqytetin belg një propozim 10 pikësh të quajtur: Strategjia me disa nivele për emigracionin.

Aty theksohet se italianet kërkojnë qendra pritjeje në Afrikën veriore ku të vlerësohen kërkesat për azil të refugjateve. Të tjerë këmbëngulin qe këto qendra të jenë në Europë. Me ketë ide luhet prej ditësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja ka marre një karakter ndoshta edhe më të ngutshëm që kur ministri i Brendshëm Italian Mateo Salvini refuzoi t’i hapte portet një anijeje shpëtimi të mbushur me emigrantë. Idenë e qeverisë populiste të Italisë që këto qendra të ngrihen në Afrikën veriore e thekson edhe Salvini vetë. Emigrantet, është argumenti i tij, duhen verifikuar përpara se t’i hyjnë udhëtimit nëpër Mesdhe e të përfundojnë në varkat e trafikantëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?