Kampi i Manzës/Banorët: Rama po na persekuton se dolëm në TV
Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, një pjesë e banorëve të prekur i kanë strehuar në Manzë por gjendja në kamp duket e rëndë. Rreth 10 familje vijojnë të qëndrojnë në çadrat e ngritura për strehim për familjet e prekura nga tërmeti. Çadrat janë rrethuara nga balta. Banorët tregojnë se nga instancat është bërë një diferencim ndaj tyre.
”Kemi 12 ditë në çadra me fëmijë të vegjël, fëmijët nuk janë pajisur me as më çanta as me libra. Vetëm sepse kemi dalë nëpër media mendojmë se na është bërë një diferencim sa i përket ndihmave për tu vendosur në ambiente më të mira”, tha një prej banorëve.
Ndër të tjera u shprehën se kryeministri Edi Rama ka vizituar vetëm banorët që janë strehuar në kontejner. “Vjen deri tek kojntenieri, por tek ne nuk ka ardhur fare. Banesat janë shpallur të paverifikueshme dhe nuk kemi mundësi tjetër për të jetuar”.