Kampi MEK, Prokurori i Përgjithshëm iranian: 700 aktakuza ndaj muxhahedinëve, gjyq ndërkombëtar

Placeholder Image

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Islamike të Iranit, thotë se vendi i tij planifikon të mbajë gjyq ndërkombëtar për organizatën e tyre kundërshtare në mërgim, muxhahedinët e strehuar në kampin MEK në Manëz.

Prokurori Mohammad Jaafar Montazeri tha se sistemi gjyqësor ka përgatitur 700 aktakuza kundër anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të MEK, njoftoi agjencia e lajmeve ISNA. Ai u shpreh se gjykata do të mblidhet së shpejti për të ndjekur penalisht këta individë.

Gjatë aksionit policor 36 persona, përfshirë oficerë policie dhe anëtarë të MEK, u plagosën dhe disa makina policie u dëmtuan gjatë bastisjes në kampin Ashraf 3.

SHKARKO APP