Kampi në Vorë, Manastirliu: Mjekët kujdes 24 orë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën shëndetësore të Vorës të ngritur pranë çadrave të banorëve, banesat e të cilëve rezultojnë të pabanueshme. Lidhur me vaksinimin, Manastirliu u shpreh se në total janë 970 të vaksinuar. Mjekët nga ana e tyre u shprehën se situata është e qetë.

”Po merremi me vaksinimin e të moshuarve, të sëmurëve kronikë, fëmijëve etj. Me të gjitha grupmoshat po vijojmë vaksinimin kundër gripit. Aktualisht janë 302 qytetarë në kamp, prej të cilëve 34 janë të sëmurë kronikë. Për këta kemi hapur kartela dhe i ndjekim rregullisht. Të gjitha medikamentet i kanë marrë me rimburësim çdo pacient”.

Ministrja theksoi se qendra shëndetësore e Vorës është model për shërbimin cilësor që ofron dhe kujdesin ndaj banorëve 24 orë. ”Qendra shëndetësore e Vorës është qendër model dhe unë jam shumë e kënaqur që ju jeni këtu bashkë me ekipin për të ofruar shërbim 24 orë ndërkohë që qendra vetë fizikisht është shumë afër kampit. Kjo na ndihmon për të pasur një shërbim më të mirë”.

SHKARKO APP