Kampi për refugjatët, Boçi: Vendim personal, Rama s’është konsultuar as me qeverinë

Për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, për ngritjen e një kampi për refugjatë nga Afrika, këtë mbrëmje ka folur edhe ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi. Për të marrëveshja në rrafshin juridik nuk qëndron dhe duke qenë e tillë nuk respekton as ligjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare.

”Ende nuk është marrëveshje se duhet të jetë e ratifikueshme sipas Kushtetutës. Duhet të ishte e negociuar dhe të konsideronte dhe institucionet shqiptare. Po të bëni një investim në një territor do të merrni mendim dhe të zonës. Po të ishte projekt zhvillimor, do të isha dakord. Nuk është konsultuar as brenda qeverisë. Ndaj mendimi se ky është akt personal, është i dukshëm.

Bie në kundërshtim me ligjet e BE. Në rrafshin human, ajo pjesa e solidaritetit, alarmi humanitar nuk është Italia, por emigrantët. Kjo është ana solidare dhe njerëzore. Italia ka boll territor. Ne jemi 28 mijë km katrorë, Italia shumë e më shumë. Ne nuk po bëhemi pjesë e humanizmit njerëzor, ne kemi pranuar penalitetin. Se emigrantët nuk po shkelin në territorin shqiptar”, tha Boçi.

SHKARKO APP