Kampi për refugjatët! Protestë në Lezhë, qytetarët-Ramës: Mos na sill Afrikën, por Europën
Kampi që do të ndërtohet në Shëngjin për të pritur refugjatët nga Afrika, nuk ka gjetur mbëshetje nga vetë qytetarët lezhianë. Në një protestë të mbajtur këtë pasdite, ata janë shprehur se qeveria të sjellë Europën dhe jo Afrikën.
Në pankartat që binin në sy shkruhej “Mos e kthe Lezhën në Lampeduza”, “Musafirin e zgjedh unë dhe jo Edi Rama”, apo “Mos ma sill Afrikën, më sill Europën”.
Ish-kryetari i Komunës, Salvador Kacaj tha përpara të pranishmëve se kryeministri Rama sjell emigrantët në Lezhë, pasi sipas tij ai e urren veriun. “Gjergj Kastrioti e zgjodhi Lezhën për “besëlidhje” ndërsa Rama zgjedh Lezhën për të sjellë emigrantët, që nuk duan as të vijnë në Shqipëri”,-u shpreh Kaçaj.