”Kampionët socialist”, 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 14 Majit
Disa prej kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 Majit, kanë shënuar rekorde elektorale. I pari është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili në garën për mandatin e tretë arriti një diferencë votash me gati 58 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi. Ky avantazh është sa e gjithë popullsia e Gjirokastrës.
Rekordi tjetër që ka për tu mbajtur mend gjatë në historinë e zgjedhjeve dhe te politikes është fitorja me 60 përqind e Benet Becit në Shkodër, bashkinë ku të majtët nuk kishin fituar asnjëherë në 30 vite.
Kryesocialisti Edi Rama e ka pagëzuar kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin si njeriun e fitoreve publicitare. Një të tillë ka realizuar edhe në 14 maj, duke u renditur si kandidati më i votuar socialist me 82.67 %. Në konkurrimin e tij të parë politik Maringlen Disha me fitoren e Librazhdit, 74.45% është futur në listën e ”Top 10”.
TOP 10 kandidatët socialistë më të votuar:
Tepelenë-Tërmet Peci 82.67%
Dropull-Dhimitraq Toli 81.25 %
Poliçan-Adriatik Zotkaj 78.87%
Përmet-Alma Hoxha 76.78%
Librazhd-Maringlen Disha 74.45%
Vorë-Blerim Shera 73.52%
Cërrik-Andis Salla 71.19 %
Vlorë-Ermal Dredha 70.55 %
Gjirokastër-Flamur Golemi 70.52 %
Patos-Fation Duro 69.97%
Katër kandidatët socialistë më pak të votuar:
Këlcyrë-Klement Ndoni 49.34%
Kukës-Safet Gjici 49.7 %
Mallakastër-Qerim Ismailaj 48.23%
Kuçovë-Kreshnik Hajdari 44.88 %