Kampioni Nuri Seferi vidhet tek “Rruga e Barrikadave”: I indinjuar në shtetin Amë

Nuri Seferi, kampioni i botës në boks ka rënë pre e një grabitje në Tiranë.

Sportisti ka denoncuar vet publikisht se mbrëmjen e djeshme i kanë vjedhur pasqyrat e automjetit të tij “BMW X5”.

Seferi është shprehur i indinjuar, jo për koston siç thotë ai vetë, por për nivelin e ulët të disa njerëzve në shtetin "amë".

“Të dashur miq mbrëmë në Tiranë tek rruga e Barrikadave në orët e vona të natës kanë vjedhur dy pasqyrat e veturës sime BMW X5. I revoltuar nga ky gjest aspak i moralshëm dhe i ndershëm. Jo për koston që mbajnë këto 2 pasqyra por për nivelin mjaft të ulët që i karakterizon disa njerëz këtu në shtetin Amë, Ku prishin imazhin, dhe bukurit e këtij vendi. Nuri Seferi”, shkruan kampioni i botës në faqen e tij zyrtare të Facebook.

SHKARKO APP