Kamza me pedonale në 2016, ja projekti përgjatë “Bulevardit Blu”

Bashkia Kamëz, me fondet e saj të parashikuara në buxhetin e vitit 2016, do të realizojë një prej projekteve kryesore në infrastrukturën e qytetit. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pedonaleje përgjatë “Bulevardit Blu”.

Kjo pedonale, do të shtrihet nga qendra e qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Londra”. Me realizimin e këtij investimi, do të krijohet një rikualifikim urban në shërbim të qytetit, që do të ketë një sipërfaqe 4936 metra katrorë në shëtitore për mbarë qytetarët e Kamzës. Përveç lehtësimit të lëvizjes për qytetarët, pedonalja do të ofrojë edhe hapësira të tjera në dispozicion të tyre atyre. Pedonalja, e cila do t’i japë një panoramë krejt ndryshe qytetit te Kamëz, do të sjellë përpara qytetarëve vizionin e bashkisë jo vetëm thjesht për të ndryshuar pamjen. Pedonalja do të sjellë ndryshimin e duhur në infrastrukturë, nëpërmjet një projekti me të gjithë parametrat e nevojshëm dhe bashkëkohorë, ku përfshihen shtresat me pllaka dekorative, stola, ndriçim, gjelbërim me pemë dhe lule, kosha mbeturinash etj.

Pas ndërtimit të sheshit kryesor pranë Pallatit të Kulturës, ndërtimi i pedonales është një tjetër projekt cilësor i hartuar sipas kritereve bashkëkohore të urbanistikës. Pedonalja me të gjithë elementet infrastrukturore të ndërthurura në segmentin e saj, do të jetë një atraksion i vërtetë për të gjithë qytetarët e Kamzës, por edhe për ata që do të jenë të mirëpritur për të shëtitur në të.

SHKARKO APP