Kanabis dhe 8 mijë euro me vete! Arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili u kap duke shpërndarë kanabis në doza të vogla pranë një shkolle në qytetin e Sarandës.

Uniformat blu bëjnë me dije se është prangosur A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Sipas policisë, i riu shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollës në fshatin Gjashtë, ndërsa gjatë kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj, një automjet dhe një aparat celular.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike, në afërsi të shkollës në fshatin Gjashtë dhe në qytetin e Sarandës, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjashta”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H. dhe kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj, një automjet dhe një aparat celular”, njofton policia.

SHKARKO APP