Kanabis në Memaliaj, policia shoqëron kryetarin
Aktualitet E Shtunë, 25 Shtator 2021 22:03
Policia e Shtetit ka zbuluar 4 parcela me kanabis në Memaliaj. Në këto parcela ishin mbjellur rreth 300 bimë dhe nodheshin në një zonë të pyllëzuar të fshatit Xhafaj. Policia zbulimin e këtyre parcelave e ka bërë të mundur falë kontrollit nga ajri për shkak të terrenit ku ndodheshin. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është shoqëruar kryetari i fshatit Xhafaj si dhe përgjegjësi pyjor i këtij fshati.
KOHA JONË SONDAZH

