Kanabis në vazo, në pranga i riu

34-vjeçari, Bendo Mema, banues në Urën Vajgujore, është vënë në pranga nga policia për kultivim të lëndëve narkotike.

I riu kishte bërë një zgjedhje interesante, në vend të mbjelljes së luleve, kishte zgjedhur të mbushte vazot me fidanë kanabisi.

“Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e policisë iu gjetën të mbjella në vazo 11 rrënjë bimë narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” thotë policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?