Kanabis si çokollatë, arrestohen 3 persona në Rinas

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 3 personave të cilët merreshin me shpërndarje kanabisi. Në kuadër të operacionit “Çokollata”, në pranga janë vënë 26-vjeçari Oldian Proko, 42-vjeçari Fatos Velaj dhe 26-vjeçarja Vjosa Çaçi.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në afërsi të aeroportit “Nënë Tereza”, në momentin që po lëviznin me automjetin tip Mercedes Benz taksi, me targa AA140 BZ. 

Pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, u gjetën 5 kg e 80 gramë kanabis sativa në formë çokollate, e ndarë në pesë pako si dhe u sekuestruan 4 celularë.

SHKARKO APP