Kanabisi 2020, 150 mijë bimë të asgjësuara gjatë vitit, në Krujë mbillen për herë të tretë
Më shumë se 150 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar nga policia gjatë këtij viti në parcela të ndryshme të vendit. Shifrat flasin për rritje me dyfish krahasuar me vitin e shkuar. Në disa parcela bëhet e ditur se bimët janë mbjellë për herë të tretë nga kultivuesit e lëndës narkotike.
Korriku dhe gushti janë muajt ku janë zbuluar më shumë parcela me asgjësimin e rreth 50 mijë bimëve, e më pas në qershor me 36 mijë rrënjë.
Rezulton se në tre muajt e parë, për shkak edhe të klimës, nuk janë raportuar për bimë të asgjësuara
Sipas burimeve të policisë mësohet se problematike për këtë vit vijojnë të jenë zona e malësisë së Krujës dhe Shkodrës, disa fshatra të Durrësit, Beratit por edhe zonat e Tepelenës.
Ditët e fundit në malësinë e Krujës, forca të shumta policie dhe ato të FNSH-së nga Tirana kanë nisur aksionin për asgjësimin e parcelave me kanabis.
Megjithatë mësohet se janë asgjësuar jo më shumë se 100 bimë kanabisi, në parcela të ndryshme e në zona të pyllëzuara.
Autorët dyshohet të jenë të njëjtët persona, të cilët vijojnë të jenë në kërkim.
Në këto tetë muaj të parë rezulton të jenë asgjësuar sa dyfishi i së njëjtës periudhë të vitit të shkuar, ku u konstatuan 70 mijë bimë.
Kjo flet si për rritje të kontrolleve, por po ashtu dhe në zgjerim të sipërfaqeve të zonave të mbjella.
ASGJËSIMET GJATË 2020
Prill 462 bimë
Maj 17.343 bimë
Qershor 36.044 bimë
Korrik rreth 50.000 bimë
Gusht rreth 50.000 bimë
Totali 153 849
ASGJËSIMET GJATË 2019
Prill 12011 bimë
Maj 16302 bimë
Qershor 14595 bimë
Korrik 15,098 bimë
Gusht 12,973 bimë
Totali 70979