Kanabisi dhe bandat, Ekuadori rikthen vizat edhe për shqiptarët

Tonelanat me kanabis, dhe lufta mes bandave nw Ekuador, bën që ky shtet të marrë masa të forta. Ministri i Jashtëm, Juan Carlos Holguín zbulon se për arsye sigurie, shtetasve të 37 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë nevojë për viza për të hyrë në Ekuador.

Sipas tij, bashkëpunimi me BE-në dhe SHBA-në u forcua për të ndaluar mafiozët e udhëhequr nga shqiptarët në vendet europiane, si Belgjika dhe Holanda, si dhe në Ekuador, Kolumbi dhe Peru.

Bashkëpunimi për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shkëmbimi i informacionit të inteligjencës, është rritur midis Ekuadorit, Britanisë së Madhe dhe Spanjës. Ndërsa qeveria e Ekuadorit mbështet padinë e Meksikës kundër disa kompanive që prodhojnë armë në Shtetet e Bashkuara.

SHKARKO APP