Kanabisi mjekësor, pastori Akil Pano: Nuk ka garanci për oficerët

Pastori Akil Pano ka folur për rrezikun e kanabisit mjekësor në Shqipëri. Pano thotë se kush do të garantojë që aktivitetet e jashtëligjshme nuk do të jenë të një niveli më të lartë se sa janë.

“Vetëm dy ditë më parë Policia e Shtetit ka arrestuar punonjës të policisë për shkak të mitmarrjes, atje ku ngrihet dhe ulet trau.

Kush do garantojë shqiptarët që punonjësi i Tatimeve, oficerët e zonave të caktuara do të jenë njerëz me integritet të cilët nuk do të marrin para edhe nga parcela e atij fermerit i cili nuk ka qenë në gjendje që të marrë koncesionin edhe nuk ka qenë në gjendje për të marrë leje për të prodhuar në parcelën e vet kanabisin mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse si shqiptarë kemi mbjellur kodrat dhe fushat e vendit tonë kur ky ishte aktivitet i jashtëligjshëm, kush do na garantojë që aktivitetet e jashtëligjshme nuk do të jenë të një niveli më të lartë se sa janë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?