Kanali i ujërave të zeza në Durrës në gjendje alarmante, banorët të shqetësuar

Megjithëse ka marrë emrin është “Mikëpritja Durrsake”, kjo lagje në Shkozet duket ndryshe. Kanali i ujërave të zeza që kalon në mes të shtëpive të banuara, është në gjendje alarmante.

Mbetje plastike, kartonë e pajisje të ndryshme mblidhen në këtë kanal jashtë çdo standardi mjedisor dhe higjieno-sanitar. Banorët e zonës janë të shqetësuar, ndërsa flasin për pamjet skandaloze, që shihen edhe në video.

“Nuk jetohet kështu, kemi frikë se infektohemi është shume problematike. “- thotë

Qytetarët thonë se janë ankuar disa herë në institucione, por askush nuk ka marrë përsipër të pastrojë këtë kanal.

“Jemi ankuar shumë herë, kemi bërë edhe protestë për këtë gjë, s’na ka dëgjuar asnjëherë. “- thotë qytetarja.

” Vangjush Dako më përcolli nga zyra, më tha që do e rregullojmë në dimër.” – thotë një tjetër.

Edhe pse në kohë pandemie, Bashkia bregdetare e drejtuar nga Emirjana Sako rri duarkryq përballë situate sa shqetësuese aq edhe të rrezikshme. /Ora News

SHKARKO APP