Kandidat i PD-së për Tiranën? Ermal Hasimja: Kur të marr propozimin zyrtar do të mendohem

Tre emra janë në diskutim për kandidatin e përbashkët të opozitës për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Në takime janë diskutuar tre emra të mundshëm që vijnë si aktivistë të shoqërisë civile.

Ata janë Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj, por deri më tani nuk ka dakordësi për asnjë prej tyre dhe negociatat do të vijojnë. Vetë Hasimja ka reaguar publikisht duke thënë se ndihet i vlerësuar që emri i tij është propozuar, por se vetëm pasi të marrë propozim zyrtar do të mendohet nëse do ta pranojë apo jo këtë garë.

”Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim. Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën”, shprehet ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?