Kandidat i PD-së zyrtare për Tiranën, Bejko: Partia nuk do të ngel peng i ”non-gratave”

Roland Bejko nga Gjirokastra, kandidat i PD-së zyrtare me kryetar të komanduar të PD-së, thotë se ai ka qenë kurdoherë në ditët e vështira të PD-së mbi 30 vjeçare, dhe se partia nuk do të ngel asnjëherë pend i non-gratave.

”Ishte vendim i kryesisë së PD-së, për të më kandiduar mua. Unë kam qenë kurdoherë aty edhe në ditë më të vështira të partisë, që në themelimin e saj, pastaj në vitin 1997 kur PD u rrëzua në jug.

Kam qenë në 2014 kur shkova në Gjirokastër se më kërkuan demokratët, dhe ja ku jam prapo në ditët e vështira të PD-së, kur po punohet fort në struktura të caktuara të PD-së.

Kanë arritur të dëmtojnë dhe rrëzojnë PD-në dhe nuk arritën ta zhdukin. Përsa kohë jemi aty si qëndresës, si vizionar, PD do të jetë aty, nuk do ngelet peng i non-gratave, i askujt. Me asimilimin e PD-së, dhe kalimin e saj majtas është dëmtuar demokracia shqiptare dhe është krijuar si imazh i keq në kancelaritë shqiptare dhe veçmas te shqiptarët”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP