Kandidat nga burgu, zbulohet sa vota ka marrë Ilir Meta

KQZ ka publikuar rezultatin e numërimit elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë. Sipas rezultateve të publikuara, Partia Socialiste ka marrë në këtë njësi 5304 vota, ose 49,03% të votave, ndërsa Partia Demokratike 3498 vota, ose 32,34% të votave.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë në këtë njësi 246 vota personale, teksa garonte në listën e hapur të Partisë Demokratike në Tiranë. Sjellim në vëmendje se Meta ndodhet në qeli, pas akuzave për korrupsion të ngritura nga SPAK ndaj tij.

Kjo njësi dhe Bashkia e Vorës ishin dy zonat në të cilat u zbatua numërimi elektronik i votës. Pavarësisht se rezultati duhet të dilte pak minuta pas përfundimit të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi të shtyjë publikimin e këtij rezultati me kërkesë të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?