Kandidat për 14 Majin në Shkodër? Deputeti i PS, Beci: Qyteti ka nevojë për një ofertë të mirë

Më 14 maj do të mbahen zgjedhjet lokale, ku PD-ja e Sali Berishës i ka kandidatët, që kanë dalë nga procesi i Primareve. PS-ja ende nuk e kanë zyrtarizuar për bashkinë Shkodër, por socialistët e kanë shprehur të preferuarin e tyre.

Deputeti i PS-së, Benet Beci thotë se e mirëpret këtë ofertë, dhe emri i tij u hodh fillimisht nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

“Do të ishte një nder për mua të isha kandidat, por sigurisht nuk është vendos akoma, do të shpallet zyrtarisht në ditët që vijnë. Unë e shikoj si një vazhdimësi profesionale. Unë kam shumë vite që kam punuar në investime, do ta mirëprisja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I njohur si bastion i së djathtës, Shkodra ka qenë gjithmonë një sfidë për PS. Beci tregon në Klan News mundësinë e një koalicioni me PSD. “Nuk kemi ardhur akoma në këtë fazë të diskutimit. Unë po shikoj shumë disa mundësi, oferta me institucionet zhvillimore në Tiranë për të ofruar sa më shumë investime për Shkodrën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në çfarë faze është PS në Shkodër në organizimin e zgjedhjeve? “PS në Shkodër po punon, po organizon strukturat. Mendon si një pjesë e mirë e Shkodrës se kemi nevojë për një ofertë të mirë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?