Kandidat për Tiranën, Bejko: Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen
Kandidati i PD-së zyrtare, Roland Bejko thotë se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndryshe nga disa kolegë të tij që kanë dhënë dorëheqjet. “Sot kush nuk është me PD i bie të jetë me Berishën, edhe këto largimet, janë pjesë e presionit, hajde bashkohemi që të mos merrni përgjegjësinë e humbjes, se nuk e përballojnë dot presion, as të 14 majit ku do u thuhet pse humbët ju”, tha Bejko.
Ai tha se nëse nuk do e pranonte propozimin, Enkelejd Alibeajt do jepte dorëheqjen dhe se “vula rrezikonte” t’i kalonte Sali Berishës. “Nëse unë nuk do garoja, Alibeaj do jepte dorëheqjen dhe vula do i shkonte Sali Berishës”, shtoi ai.
Bejko zbulon edhe propozimin e tij për 2 nënkryetarët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi, që të kishin një “primare” me njëri-tjetrin dhe kush dilte i fituar të ishte kandidat i PD-së zyrtare për kryeqytetin në 14 maj. Mirëpo, shprehet se një propozim i tillë, nuk gjeti dakordësinë e asnjërit.