Kandidat për Vorën do jetë Indrit Hoxha: Së bashku do ta çlirojmë qytetin nga mafia

Indrit Hoxha fiton në Primare dhe do të jetë kandidat i PD-së së Berishës për Bashkinë Vorë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ndërsa shtoi se ka fituar me 82% të votave. Për të garuar në Primare, Indrit Hoxha la postin e Sekretarit për Diasporën në selinë e Partisë Demokratike.

Reagimi i plotë

Sot me 82% e bekimit të anëtareve dhe simpatizantëve në Bashkinë Vorë unë afirmoj vullnetin tim për të punuar me përkushtim për një fushatë model, për një fushatë të fuqishme, për një fushatë në mbrojtje të votës së lirë krahas kësaj me një program real zhvillimi të kësaj zone të bllokuar në procesin jetik të zhvillimit nga mafia, ndërthurja e interesave dhe nga pushteti socialist totalitar që ka zaptuar dhe falimentuar gjithçka.

Së bashku do ta çlirojmë Vorën nga kjo kapje! Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë.

Ky është një mesazh për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike në bazë, për të gjithë faktorët influentë të kësaj zone, për të gjithë simpatizantët dhe votuesit tanë.

Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Vorës në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Vorën.

SHKARKO APP