Kandidatë me të kaluar të errët, Rama: S’i verifikojmë dot

PS është në një proces riorganizimi por a ka menduar kryetari i socialistëve Edi Rama, njëkohësisht kryeministër, për të vendosur filtra në mënyrë që kandidatët për bashkinë të mos i kapë ligji i dekriminalizimit? Në një prononcim për mediat, i pyetur për kandidatët me të kalur të errët, Rama tha se nuk i verifikojnë dot. Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, dy socialistët e zgjedhur si kryetarë bashkie, njëri i Shkodrës, tjetri i Vorës në zgjedhjet e 30 qershorit u shkarkuan pasi kanë fshehur të kaluarën, ndërkohë nën akuzë është dhe kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani. Ndaj Agim Kajmakut është prerë dhe urdhërarrest.

Pjesë nga deklarata

E kam thënë dhe rithem të gjitha virgjireshat që thonë të kundërtën u ngjajnë përgjegjëseve të shtëpive të qejfit që predikojnë moral. Është një çështje që mund të zgjidhet vetëm përmes fuqizimit të ligjit në raport me individin duke e kthyer vetëdeklarimin e rremë në një vepër që dënohet ashpër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër duke i çliruar partitë nga kjo barrë për të lexuar mëndjen e individëve që në mënyrë të papërgjegjshme i shmangen së vërtetës kur vetëdeklarohen përmes një ndërhyrjeje në ligj që do të japë mundësi institucioneve ligjzbatuese të bëjnë verifikime pasi partitë të çojnë listat e kandidatëve për tu zgjedhur në një kohë më përpara se fillimi i fushatës. Në një mënyrë që kur të nisë fushata të gjitha listat të jenë të verifikuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partitë nuk kanë kapacitete për të bërë punën policisë apo prokurorisë, por nga ana tjetër policia e prokuroria duhet të futen në proces më parë. Kush predikon moral është shëmbëlltyrë njësoj si ato përgjegjëset e shtëpive të qejfit që predikonin virgjërinë e vazhave që ofrojnë brenda shërbimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?