Kandidatët “anonimë” në Parlament, Koçi: Do të jetë një minus për Shqipërinë
Deputeti i PS-së, Petro Koçi thotë se me daljen jashtë loje të deputetëve të vjetër të kësaj force politike, Parlamenti do të humbë shumë. Ai tha se shumë prej deputetëve të rinj që do të hyjnë në Parlament, nuk do të jenë në lartësinë e duhur dhe as të barabartë me senatorët e vjetër.
”Fitorja është meritë e padiskutueshme e PS-së, një dëshmi e një besimi të ri, pse jo edhe plebishitare për këtë forcë politike. Unë mendoj që Parlamenti në radhë të parë është edhe një përvojë politike. Parlamenti do njerëz që e njohin mirë shtetin, njohin marrëdhëniet e Parlamentit me institucionet e shtetit, njohim mirë marrëdhëniet e institucioneve me njëri-tjetrin.
Njerëz që kanë përvojë në fusha të caktuara të funksionimit të shtetit dhe parlamentit. Mendoj që vërtetë ikja e të vjetërve do të jetë një minus. Besoj se ata që kanë hyrë rishtaz në Parlament, do të ketë individë që do të jenë në lartësinë e duhur, por edhe nga ata që nuk do të jenë në lartësinë e duhur.
Ka figura të reja si Pirro Vëngu që unë besoj se do të jenë në standardin e lartë. Aty ka shumë eksperiment që edhe mund të ishte shmangur. Unë nuk i di arsyet konkrete se përse disa kandidatë të rinj u votuan aq shumë, por di të them se për shkak të sistemit, gara ka pabarazi të jashtëzakonshme”, tha Koçi.
KOHA JONË SONDAZH

