Kandidatët e inkriminuar, Llalla: Kemi raste konkrete në hetim

 

Prokuroria e Përgjithshme ka raste konkrete të hetimit të kandidatëve për kryetar bashkie  për zgjedhjet e 21 qershorit, kallzime të cilat janë bërë nga partitë politike.

“Kemi raste konkrete në hetim” është përgjigjur kryeprokurori Adriatik Llalla pyetjes së gazetarëve në lidhje me a ka raste të hetimit të kandidatëve të inkriminuar.

Ai u pyet pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së një memorandum bashkëpunimi mes KQZ-së e prokurorisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 21 qershorit.

Kryeprokurori Adriatik Llalla shprehu gadishmërinë për të hetuar çdo rast që cënon integritetin e këtij procesi elektoral ndërsa i bëri thirrje të gjithë institucioneve dhe jo vetëm, të denoncojnë në kohë reale çdo incident.

SHKARKO APP